Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Thumanë dhe më gjerë. Tërmeti me magnitudë 4.7 është ndjerë rreth orës 17:22. Lëkundjet kanë qenë të shkurtra por janë ndjerë duke shkaktuar edhe panik tek banoret e zonës. Gjithashtu një tërmet i shkallës 3.6 u regjistrua edhe gjatë natës në të njejtën zone.
Gati 8 muaj nga tragjedia së 26 nëntorit që la pas 51 jetë të humbura, toka vazhdon të dridhet në Durrës dhe rrethinat e tij. Qarku i Durrësit është zona që u prek më shumë nga tërmeti i fuqishëm dhe banorët e atyre zonave akoma nuk po gjejnë qetësi. Në këto ditë të vështira këta banorë janë akoma edhe më shumë të fŕikësuar. Urojmë që toka të qetësohet sëbashku me pandeminë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.