Semi, një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së “Big Brother Vip” pyetet shpesh herë nga ana e banorëve të tjerë në lidhje me Bojken Lakon, ish partnerin e saj.
Së fundmi ajo është përgjigjur: “Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet. Unë kam ndenjur 8 vite”, ishte komenti i Semit.
Bojken Lako reagoi për herë të parë që prej hyrjes së ish partneres së tij në Big Brother dhe pohimeve të saj.
“Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundesisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do”, është shprehur Bojkeni.