Sekretari i Ligës Islame, vizitë në Tiranë/Dr. Ramkaj: Mendje dhe figurë e ndritur.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islame, Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, Arben Ramkaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ramkaj e cilëson Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa si një mendje dhe një figurë të ndritur të botës Islame.

“Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islame Dr Muhamed Abdulkerim El Isa është një mendje dhe një figurë e ndritur e botës Islame. Ai është një personalitet i njohur botëror dhe është një lajm i mirë për myslimanët shqiptarë që ai ka përzgjedhur Shqipërinë për një vizitë disa ditore”, shkruan ai.