Sali Berisha, ish-kryetari historik i Patisë Demokratike, ishte sot në Elbasan për takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashke Fitojme”. Megjithëse u mundua të tregohej optimist për rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit, pjesemarrja e ulët në takim tregoi humbjen e thellë në këtë qytet.
Në çeljen e fushatës të mbajtur në Pallatin e Sportit, Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u “mburren” për sasinë e mbështetësve në këtë takim dhe sfiduan mbledhjet e vogla të Partisë Socialiste, duke deklaruar se drejtuesve të PS-së në Elbasan tashmë u kishte hyrë frika e humbjes pasi panë pjesëmarrjen në takmin hapës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Megjithatë, Partia Socialiste u “kundërpërgjigj” duke e mbushur Pallatin e Sportit vetëm me gratë Socialiste.
Pas këtij takimi, retorika e “fitores së sigurtë” për shkak të mbështetjes që u pa tek Pallati i Sportit u shua.
Humbja në Elbasan, që Sali Berisha e vulosi me dorën e tij sot, do të jetë një goditje e rëndë për të dhe aleatin e tij Ilir Meta. Megjithatë është e nevojshme të presim për rezultatin e plotë të zgjedhjeve në nivel kombëtar për të parë nëse do të ketë ndryshim në raportet e fuqive politike.