Në një kthesë befasuese, përpara Superkupës 2025 në Indi. FC Goa dhe sulmuesi shqiptar Armando Sadiku kanë rënë dakord reciprokisht për ndarjen e rrugëve. Sadiku iu bashkua Gaurëve nga Mohun Bagan SG gjatë verës dhe me paraqitjet e tij mbresëlënëse shpejt ai u bë i preferuari i tifozëve.IMG_8102FESTA E MËKATIT – Armando Sadiku duket është larguar pas një festimi jo të zakontë që bëri pas golit të 10- të në Indi Bengaluru. Shpërthimi pas golit ishte i pazakontë. Sulmuesi vendosi dorën në organin gjenital si një shenjë revolte ndaj kundërshtarit. Të gjithë festuan me Sadikun, teksa nga pankina u kërkua vetëpërmbajtje. Pas përfundimit të kontratës, pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Sadikut dhe ndoshta mund të kemi një rikthim në kampionatin shqiptar.
SEZONI – Sadiku mbajti formën e tij të jashtëzakonshme në ISL, duke shënuar tetë gola në shtatë paraqitjet e tij të para. Megjithatë, vrulli i tij filloi të zbehej në mes të sezonit, duke çuar në një rënie në formë. Si rezultat, ai humbi vendin e tij të titullarit ndaj sulmuesit spanjoll Iker Guarrotxena, i cili u bë zgjedhja e preferuar në repartin e sulmit. Pavarësisht pengesës, Sadiku dëshmoi vlerën e tij në “play off”, duke shënuar një gol vendimtar kundër Bengaluru FC. Statistikat e Sadikut këtë sezon mbeten mbresëlënëse. 10 gola dhe 2 asiste në ISL. Kjo e bën largimin e tij edhe më befasues, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimin që pati gjatë qëndrimit të tij të shkurtër. Para transferimit te Goa, Sadiku ishte një figurë kyçe për Mohun Bagan SG, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 1 asist. Megjithatë, ardhja e nënshkrimeve si Greg Steëart dhe Jamie Maclaren e shtyu atë nga skuadra në fund të dritares së transferimit, duke e detyruar të transferohej në Goa.
ELBASANI – Tani mbetet për t’u parë nëse Armando Sadiku do të eksplorojë mundësi në liga të tjera jashtë vendit, veçanërisht në Indi apo do të vazhdojë rrugëtimin e tij të futbollit në Shqipëri. Që tani diskutohet se Armando Sadiku do të jetë pjesë e Elbasanit. Madje, nëse është futbollist i lirë, bashkohet me ekipin që këtë javë. Për t’u parë të gjitha opsionet e ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar golin e parë në fazën finale të një kompeticioni europian.
PANORAMASPORT.AL