Gazetarja Rudina Xhunga analizon në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend, duke u ndalur te dy ngjarjet kryesore, nisja e vaksinimit anti-Covid dhe përmbytjet. Sa i përket vaksinës, Xhunga tha se është një moment tejet pozitiv dhe se do ta bëjë vaksinën, sapo t’i vijë radha.
Sipas saj, politika nuk duhet ta përdorë këtë për fushatë, pasi eshte koha me e keqe te flasesh kunder vaksines. “Mbërritja e vaksinës është lajm i mirë, por që i konfuzoi të gjithë. E mira është që njerëzit të ishin më transparentë në mënyrën e shpërndarjes së vaksinave, pasi nuk dihet ende kush na i dhuroi. Ishte fat për mjekët e Infektivit që u vaksinuan dje apo të tjerë që po vaksinohen.
Unë jam ndër njerëzit që mezi po pres ta bëj vaksinën. Mënyra si ndodhi dje dhënia e vaksinës do të ndikojë që të përforcohen skeptikët. Atyre iu dha një dhuratë në dorë për të folur kundër. Por, e vërteta është se njerëzit janë ndarë në ata që zgjedhin vaksinën dhe ata që zgjedhin Covid-in, unë zgjedh vaksinën. Bërja e vaksinës live nga kryeministri, ndihmon që njerëzit te besojne. Normal qe do kete skeptike edhe per dozen e pare te vaksines se Rames, qe do duan ta beje live edhe të dytën.
Në fakt, duhen dhënë detaje për gjithë këtë proces, jo vetëm për sjelljen e vaksinës. Kjo nuk është dhuratë e kryeministrit. Nuk duhet të ketë arrogancë në shpërndarjen e vaksinës, duhet bërë transparencë. E rëndësishme është të komunikosh me njerëzit, t’iu thuash atyre që vaksina është e besueshme, që po ruhet në frigoriferë, që do të shpëtojë botën nga Covid-i. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, pas atij të fillimit, ku ne nuk e dinim ku do të shkonim.
Tani jemi drejt fundit. Ne jemi te vendet e varfra. Uroj që Covax të mos dështojë, por drejt asaj rruge po shkon. Neve na janë dhuruar 1 mijë vaksina, që në dijeninë time vijnë nga Turqia, por nuk kam informacion te sakte. Ngado që të vijnë, janë Pfizer, të ruajtura në kushtet e duhura. Mënyra e ardhjes nuk është e dyshimtë, por komunikimi le shume per te deshiruar.
Procesi do të vazhdojë, nuk ngel në mes, i kemi hyrë kësaj rruge dhe do shkojë deri në fund. Nuk kam asnjë dyshim që kjo fushatë të ngelet në mes. Kam përshtypjen që në maj do na vijë radha dhe neve për vaksinën. Për fatin e keq, në Shqipëri po shoqërohet me një sherrnajë të madhe ardhja e vaksinës, se kush e solli, nga erdhi. Në fakt duhet të bëhej një fushatë e madhe për efektet e vaksinës.
Jemi në mes të një situate e cila do te kape pikun dhe mund te zbutet vetem ne mars, kështu që duhet t’ia dalim bashkë. Po ta kishin bërë vaksinën ata mjekë që janë sëmurë, nuk do të ishin sëmurë sot, nuk do të kishte vďekur Drini Dobi e doktor Bledi dhe shumë të tjerë. Duhet të bëjmë çfarë kemi në dorë.