“Rrugorja” në Elbasan me “dorë të hekurt”, arrestohen 18 drejtues automjetesh dhe vendosen gati 9 mijë gjoba

Policia  Rrugore në Elbasan ka zhvilluar kontrolle intensive dhe monitorim të vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Gjatë muajit maj, kanë rënë në pranga 18 drejtues automjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për vepra penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimi rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:

4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1350 për parakalime të gabuara;

1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës,rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje.

Si rezultat, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 18 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:

✔4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

✔156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

✔38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

✔1350 për parakalime të gabuara;

✔320 për parkime të gabuara;

✔1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.