Rrugët publike të bashkisë së Belshit me ndriçues inteligjentë falë mbështetjes së Qeverisë së Bullgarisë

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisē në Republikën e Shqipërisë z.Momcil Rajchefski i shoqëruar nga  Ministri i Kulturës së Bullgarisë ,Prof. Velislav Minekov si dhe   zv.Ministrja e Kulturës së  së Shqipërisë, Meri Kumbe, ishin  gjatë kësaj të Premteje në Bashkinë  e Belshit ku u pritën  nga kryetari i  kësaj Bashkie  z.Arif Tafani si dhe autoritete të tjera të pushtetit vendor.

Ata morën pjesë në ceremoninë e  organizuar me rastin e  finalizimit me sukses të plotë  të Projektit “All-in One Solar LED Street Lights” i cili realizoi ndriçimin  rrugor të fshatrave Gradishtë, Hysë, Qafë Shkallë dhe Dragot në Bashkinë  e Belshit. Ky projekt u realizua falë marrëveshjes për dhënien e ndihmës falas në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim që ofrohet nga Republika e Bullgarisë. Nga realizimi i kētij projekti tashmë në këtë Bashki është përmirësuar  menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore si dhe është mundësuar  mbrojtja e mjedisit përmes instalimit të ndriçuesve  inteligjentë nē rrugët publike me drita diode të rrezatimit efikas të energjisë (LED).

Ky lloj ndriçimi siguron  uljen e kostove të përdorimit të energjisë si dhe të kostove të mirëmbajtjes së rrjetit ndriçues. Po kështu nëpërmjet këtij rrjeti në Bashkinë e Belshit që nga Tetori i këtij viti do të  ulet ndjeshëm ndotja mjedisore si dhe do tē rritet dukshëm cilësia e fluksit të dritës. Nëpërmjet realizimit të këtij projekti do të mund të nxitet  dhe do të promovohet lëvizja kreative e njerëzve në rrugët e fshatrave të kësaj Bashkie  si dhe do të forcohet lidhja me komunitetin.

Nëpërmjet realizimit të  këtij projekti synohet edhe rindërtimi i disa lagjeve të reja në Njësitë Administrative të Belshit si dhe do të krijohen potenciale të rēndësishme për hapjen e bizneseve të reja dhe të investimeve me peshë të cilat nxisin dhe fuqizojnë ekonominë e familjeve tē Bashkisë Belsh. Nga ky projekt aktualisht përfitojnë të paktën 3.400 banorë të Belshit dhe  ky është investimi më i rëndësishëm i kësaj fushe për momentin në këtë Bashki.

Nga realizimi i këtij  investimi  është  transformuar  plotësisht infrastruktura e ndriçimit  në një pjesë të rëndësishme të hapësirës ku shtrihet kjo  Bashki. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës  së Bullgarisë, Momtchil Raytchevski duke vlerësuar me superlativë kryerjen e këtij investimi në  Bashkinë e Belshit  tha se Qeveria e Republikës së Bullgarisë çdo vit miraton ndihmë financiare falas në kuadrin e ndihmës për zhvillimin dhe realizimin e projekteve në vende të ndryshme. Më pas Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisē në Republikën e Shqipërisë z.Momcil Rajchefski i shoqëruar nga  Ministri i Kulturës së Bullgarisë, Prof. Velislav Minekov, pëfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë si  drejtuesit e Bashkisë Belsh morën pjesë në ceremoninë e  përurimit të  rrugicës “Lika Janko ” në Parkun e Belshit.

Dhënia e emrit të piktores së famshme  bullgare me origjinë shqiptare një rrugice në qytetin e Belshit është një vlerësim për këtë emër me përmasa botërore  të piktores me origjinë shqiptare të cilësuar si “Pikaso me fustan” tha  Ministri i Kulturës së Bullgarsë Prof. Velislav Minekov. Nga ana e tij Kryebashkiaku Arif Tafani në emër të  komunitetit të fshatrave që përfitojnë nga realizimi i këtij projekti  i shprehu mirënjohjen e pakufijshme Shkëlqesisë së tij, z.Ambasador i Bullgarisë në vendin tonë dhe e cilësoi praninë e ambasadorit në Belsh  e të Ministrit të Kulturës së Bullgarisë  të një rëndësie tejet të veçantë  .

Nje koment

  1. Pingback: 2judicature