Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisē në Republikën e Shqipërisë z.Momcil Rajchefski i shoqëruar nga Ministri i Kulturës së Bullgarisë ,Prof. Velislav Minekov si dhe zv.Ministrja e Kulturës së së Shqipërisë, Meri Kumbe, ishin gjatë kësaj të Premteje në Bashkinë e Belshit ku u pritën nga kryetari i kësaj Bashkie z.Arif Tafani si dhe autoritete të tjera të pushtetit vendor.
Ata morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e finalizimit me sukses të plotë të Projektit “All-in One Solar LED Street Lights” i cili realizoi ndriçimin rrugor të fshatrave Gradishtë, Hysë, Qafë Shkallë dhe Dragot në Bashkinë e Belshit. Ky projekt u realizua falë marrëveshjes për dhënien e ndihmës falas në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim që ofrohet nga Republika e Bullgarisë. Nga realizimi i kētij projekti tashmë në këtë Bashki është përmirësuar menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore si dhe është mundësuar mbrojtja e mjedisit përmes instalimit të ndriçuesve inteligjentë nē rrugët publike me drita diode të rrezatimit efikas të energjisë (LED).
Ky lloj ndriçimi siguron uljen e kostove të përdorimit të energjisë si dhe të kostove të mirëmbajtjes së rrjetit ndriçues. Po kështu nëpërmjet këtij rrjeti në Bashkinë e Belshit që nga Tetori i këtij viti do të ulet ndjeshëm ndotja mjedisore si dhe do tē rritet dukshëm cilësia e fluksit të dritës. Nëpërmjet realizimit të këtij projekti do të mund të nxitet dhe do të promovohet lëvizja kreative e njerëzve në rrugët e fshatrave të kësaj Bashkie si dhe do të forcohet lidhja me komunitetin.
Nëpërmjet realizimit të këtij projekti synohet edhe rindërtimi i disa lagjeve të reja në Njësitë Administrative të Belshit si dhe do të krijohen potenciale të rēndësishme për hapjen e bizneseve të reja dhe të investimeve me peshë të cilat nxisin dhe fuqizojnë ekonominë e familjeve tē Bashkisë Belsh. Nga ky projekt aktualisht përfitojnë të paktën 3.400 banorë të Belshit dhe ky është investimi më i rëndësishëm i kësaj fushe për momentin në këtë Bashki.
Nga realizimi i këtij investimi është transformuar plotësisht infrastruktura e ndriçimit në një pjesë të rëndësishme të hapësirës ku shtrihet kjo Bashki. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë, Momtchil Raytchevski duke vlerësuar me superlativë kryerjen e këtij investimi në Bashkinë e Belshit tha se Qeveria e Republikës së Bullgarisë çdo vit miraton ndihmë financiare falas në kuadrin e ndihmës për zhvillimin dhe realizimin e projekteve në vende të ndryshme. Më pas Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisē në Republikën e Shqipërisë z.Momcil Rajchefski i shoqëruar nga Ministri i Kulturës së Bullgarisë, Prof. Velislav Minekov, pëfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë si drejtuesit e Bashkisë Belsh morën pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugicës “Lika Janko ” në Parkun e Belshit.
Dhënia e emrit të piktores së famshme bullgare me origjinë shqiptare një rrugice në qytetin e Belshit është një vlerësim për këtë emër me përmasa botërore të piktores me origjinë shqiptare të cilësuar si “Pikaso me fustan” tha Ministri i Kulturës së Bullgarsë Prof. Velislav Minekov. Nga ana e tij Kryebashkiaku Arif Tafani në emër të komunitetit të fshatrave që përfitojnë nga realizimi i këtij projekti i shprehu mirënjohjen e pakufijshme Shkëlqesisë së tij, z.Ambasador i Bullgarisë në vendin tonë dhe e cilësoi praninë e ambasadorit në Belsh e të Ministrit të Kulturës së Bullgarisë të një rëndësie tejet të veçantë .
Nje koment
Pingback: 2judicature