Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin i cili parqet skemën e shtesës së pagës për mësuesit në bazë të vjetërsisë së punës dhe kualifikimit. Ligji për rritje page të punonjësve parauniversitarë ka hyrë në fuqi me 1 janar të këtij viti dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i vitit 2021. Ndërsa ditën e djeshme është publikuar në Fletoren Zyrtare pikëzimi se si do të llogaritet rritja e pagës për secilën kategori, duke filluar nga drejtor gjimnazi deri tek edukatorët e institucioneve parashkollore. Kjo bëhet në bazë të ligjit “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar.

 “Në vendimin nr. 175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: lidhja nr. 1, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar”, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij; lidhja nr. 3, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve të nxënësve”, që përmendet në pikën 2/2. Efektet financiare të përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, për politikat e reja të pagave. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Financave dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

Shtesa në pagë për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë

Sipas skemës së publikuar shesta e pagës për drejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës; drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë; drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë dhe drejtor në shkollat e specializuara është 2%, ndërsa shtesat në bazë të kualifikimit janë përkatësisht 5% e PG; 10% e PG; 20% e PG. Sakaq edhe për drejtor i shkollës së mesme me 301 deri në 700 nxënës dhe Drejtor i shkollës së mesme me deri në 300 nxënës rritja në bazë të vjetërsisë bëhet sa 2% e pagës, ndërsa rritja në bazë të kualifikimit varion nga 5% në 20%.

Më tej skema e publikuar tregon se për drejtor i shkollës 9-vjeçare me mbi 700 nxënës, drejtor i shkollës 9-vjeçare me 301 deri në 700 nxënës dhe drejtor i shkollës 9-vjeçare deri në 300 nxënës do të ketë shtesë sa 2% e pagës për vjetërsi pune dhe 5% në bazë të kualifikimit. Të njëjtat vlera rritje do të ketë edhe paga për drejtorë në shkollat fillore dhe zëvendësdrejtorë në shkollat 9-vjeçare.

Shtesa në pagë për mësuesit

Në bazë të skemës për mësues në shkollat e mesme; mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë; mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe Mësues në shkollat e specializuara rritja e pagës në vjetërsi pune do të jetë 2%, ndërsa shtesa për kualifikim varion nga 5% në 20% me nivel të pagës që fillon nga 51750 lekë.

Ndër të tjera bëhet e qartë se edhe për kategoritë e punonjësve parauniversitar konkretisht; mësues në arsimin e mesëm të ulët në shkollat 9-vjeçare; mësues në arsimin fillor në shkollat 9-vjeçare; mësues në arsimin fillor në shkollat 9-vjeçare; mësues në arsimin fillor në shkollat 9-vjeçare dhe Instruktor i praktikës profesionale shtesat do të jenë 2% e pagës për vjetërsi pune dhe 5% për kualifikim. Ndërsa tregohet se pagat për këto kategori variojnë nga 39.100 lekë në 48.300 lekë. Sakaq, në grafikun e publikuar evidentohet se shtesë në 2% të pagës për vjetërsi pune dhe 5%-20% të pagës shtesë për kualifikim, do të përfitojnë edhe kategoritë si; drejtor i konvikteve; drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve; drejtor i kopshtit me ushqim.

Përgjegjës sektori në Qendrën Kulturore të Fëmijëve; drejtor i kopshtit pa ushqim; instruktor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve; edukator konvikti; kujdestar konvikti; edukator në kopësht fëmijësh.