Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryetarët e Bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.
Rritja e turizmit, sipas kryeministrit, nxori në pah dobësinë e pushtetit vendor, problematika të cilat karakterizojnë kryesisht qytetet e mëdha dhe ato turistike.
Rama: Pak kohë më parë kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkoi me një barrë shumë të madhe se ajo që kemi pasur pasi tregojnë një besim të madh, nga ana tjetër janë edhe një test i karakterit tonë.
Përpara se të filloj me pikat e temave të ditës së sotme, dua të bëj një adresim të përgjithshëm të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, një nga gjërat që vihet re është biznesi që ka kapërcyer kufijtë e veprimtarisë në formën e daljes përtej tyre edhe të zaptimeve të territorit, ashtu edhe ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë apo struktura i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur.
Top Channel