Kryeministri Rama, ka reaguar mbrëmjen e sotme përmes një video-mesazhi, teksa iu drejtua qytetarëve shqiptarë në lidhje me akuzαt e kryedemokratit Basha, për fshehjen e numrit të viķtimave nga Covid-19 në vendin tonë. Teksa i mohoi kategorikisht këto akµza, kreu i qeverisë foli edhe për një mbyllje të dytë, për të cilën kërkoi kontributin e të gjithë qytetarëve shqiptarë që një gjë e tillë të mos ndodhë, por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
“Virusi nuk na ndan në parti, lµftë e shëmtuar për pushtet që bëhet nga ata që nuk pyesin për shëndetin e popullit. Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër në çdo mënyrë, dhe mos dyshoni në asnjë statistikë të qeverisë dhe as mos bini pre e frikës nga ata që ju duan mish për topin e lµftës për pushtet e plaçkë. Edhe Shqipëria do e kalojë pjesën më të madhe të keqe, por që do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë,” tha Rama.