Rritja e çmimit të patentave, nisin protestat nga Shoqata e Autoshkollave në Elbasan

Shoqata e Autoshkollave të qytetit të Elbasanit janë ngritur në protestë ditën e sotme lidhur me vendimin e rritjes së çmimit të patentave me afro 15 mijë lekë të reja.

Ata shprehen se ky vendim është marrë në mënyrë të fshehtë dhe pa miratimin e tyre, si dhe rëndon në kurriz të qytetarëve.

‘Kjo gjë do të sjellë një ulje të numrit të aplikimeve për marrjen e patentës.”- thonë ata.

Një problem tjetër për ta është dhe rritja e çmimit të naftës për të cilën ata shprehin se duhet të rimbursohet si në rastin e fermerëve dhe me rritjen e çmimit për ta do të jetë akoma dhe më e papërballueshme e mund të shkojnë drejt falimentit.