Shkon në 97 raste numri i të infektuarve me HIV-AIDS në Elbasan.
Në 97 ka shkuar numri i personave të konfirmuar me HIV-AIDS në qarkun e Elbasanit për vitin 2021. Nga këto 61 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 36 janë femra. Referuar këtyre shifrave specialistët në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor parësor për Elbasanin konfirmohet se Elbasani mbetet një qark me numër relativisht të ulët sa I takon përhpjes së kësaj sëmundje.
Edhe për vitin 2021 shkaku kryesor për infektimin me HIV-AIDS apo siç njihet ndryshe SIDA vijonë të jetë raporti seksual i pambrojtur.
Grupmosha më e prekur është ajo mes moshës 35 deri në 45 vjeç.
Simptomat karakteristike të HIV –AIDS janë temperaturë e lartë e vazhdueshme, plgë në trup humbje peshe etj. Aktualisht testet për Hivin ofrohen pa pagesë dhe kushdo që ka dyshime mund të bëj një të tillë.
Për shkak të karantinës dhe vitit pandemik që lam pas mungon një shifër e saktë se me sa përqind është rritur numri i të infektuarve në qarkun e Elbasanit por nëse i referohemi shifrave të dy viteve më parë Viti 2019 shënoi në total një numër prej 65 personash të prekur nga virusi i HIV/AIDS, nga këto 45 raste janë meshkuj dhe 20 femra. Veç virusit të hivit janë edhe disa sëmundje të tjera ngjitëse të cilat në rast të moskujdesjes mund të shkaktojnë problem serioze me shëndetin. Dita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Në Shqipëri që prej vitit 1993 janë rreth 1500 raste në total, nga të cilat 71% e të prekurve janë meshkuj dhe 29 % femra.