Rritet numri i jetëve të humbura nga COVID-19 në Elbasan.

Rritet numri i viĸtimave si pasojë e COVID-19 në Elbasan. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se kanë ndërruar jetë dy persona të moshave 63 dhe 80-vjeç. Prej disa ditësh ato po trajtoheshin në spitalin COVID-2 por nuk mundën ta fitonin beťejën me këtë sëmundje. Elbasani numëron 894 raste aktive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2165 testime, 384 të shëruar, 499 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, në të cilën vërhet se ka një rritje të shifrave krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 375 raste të reja dhe 9 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19 te të afërmit.