Sunday , November 27 2022

Rritet frikshëm numri me koronavirus gjatë 24-orëve në vendin tone. Shtohet një rast në Elbasan.

Dita e sotme është dita me numrin rekord të të infektuarve në vend. Burime për elbasaniplus bëjnë me dije se nga testimet kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 48 persona. Prej tyre janë: 24 Tirana, 8 Kruja, 4 Durrës, 1 Elbasan, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 3 Fieri dhe 1 Gjirokastër.

24 orët e fundit shënojnë edhe një rekord për rastet më të larta që janë regjistruar me covid-19 deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që ditët e fundit kanë pasur një rritje të rasteve, me 31 raste, 42 apo 44.

Në një deklaratë për mediat Rakacolli ka theksuar se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme. Gjithsesi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Advertisement