Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Elbasan duke e çuar kështu në 15 numrin total të të prekurve. Bëhet fjalë për një të moshuar 78- vjeçare dhe dy partnerë, përkatësisht 39 dhe 35 vjeç. Ju kujtojmë se ditën e djeshme rezultoi me koronavirus, bashkëshortja e 46-vjeçarit, pronar i një restoranti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, i cili që prej fillimit të javës, pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi. Ditën e djeshme Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan i ka kërkuar policisë hapjen e kamerave të biznesit ku rezultuan pozitiv me koronavirus dy pronarë burrë e grua.
Pak ditë më parë u publikua rasti i këtij çifti, i cili në të njëjtën kohë kur nuk lejohej kishin mbajtur të hapur lokalin e tyre. Më synim gjurmimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me këtë situatë tashmë ISHP ka kërkuar ndihmën e policisë.