Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit.

Territori shqiptar në orët e para të ditës mbetet në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë vendin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të lehta dhe të pakta vranësirash në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore dhe Jugperëndimore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu me vranësira POR me reshje dëbore do të paraqitet gadishulli Skandinav. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave.

Kosova

Kosova prej disa ditësh ndodhet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat kanë sjellë në territor alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Parashikohet që vranësirat më të theksuara të jenë pas mesditës, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjelli ndikimi dhe në MV, duke bërë që të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës. POR herë pas here do të ketë dhe vranësira kalimtare.