Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme gjatë vitit 2021 krimet seksuale kanë pësuar një rritje, në masën 16,18 % krahasuar me vitin 2020.
Tirana është qyteti ku janë regjistruar me shumë krime seksuale për vitin 2021, ndërsa pas saj vijnë rrethet Elbasan, Berat, Durrës dhe Fier. Ndërsa rrethet që nuk kanë pasur asnjë procedim për veprat e kësaj natyre janë Përmeti dhe Tropoja.
Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2021 është 5.58 ndërsa në vitin 2020 ka qenë 4.78. Sipas raportit, 96.7 % e të pandehurve që kanë kryer këto krime janë meshkuj dhe 3,3 % janë femra.
Autorët e këtyre ngjarjeve rezultojnë me arsimin 9-vjeçar në 64,8% të tyre ndërsa, 30,5% me arsim të mesëm dhe 4,7 % me arsim të lartë.