Aktorja e mirënjohur shqiptare, Hajrie Rondo mbylli sytë në moshën 66 vjeçare pasi lùftoi prej një kohe të gjatë me sëmundjen e rëndë. Vajza e Hajrie Rondos, Klea Konomi gjatë intervistës tregoi se në momentet e fundit e ëma kishte pasur shumë kurajo dhe e ndjente se do largohej nga kjo botë.
“Ditët e fundit mundoheshim t’i jepnim shpresë dhe forcë duke i thënë që do bëhej mirë, që ka raste të tjera që janë shëruar. Por ajo nuk e besonte. 20 ditët e fundit nuk mundesha të ndodhesha pranë saj dhe kur më fliste në telefon e kuptoja që ajo e ndjente se për të nuk kishte më jetë. Pastaj u dorëzua. 3 ditët e fundit çuditërisht gjeti kurajo, mori vendimet e fundit të jetës pa iu dridhur qerpiku”, tregoi vajza e Hajrie Rondos.
Klea u shpreh se pas ikjes së të ëmës qan fshehurazi për të mos mërzitur fëmijët të cilëve u mungon shumë gjyshja.
“Qaj fshehurazi. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë”, u shpreh Klea e përlotur./xing.al/