Rrahu rojën e shkollës në prani të nxënësve, policia prodedon në gjendje të lirë 40-vjeçarin në Elbasan

Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj rojës së shkollës “Qamil Gurunjaku”.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe ka qenë vetë roja i shkollës ai që ka bërë kallëzimin për 40-vjeçarin me iniciale D.K. Ai ka treguar se 40-vjeçari e ka goditur me grusht në fytyrë, në oborrin e shkollës dhe në sy të nxënësve, prindërve dhe mësuesve.

Edhe këta të fundit janë shqetësuar nga ngjarja e ndodhur në ambientet e shkollës. Pas kallëzimit të rastit të prokurori, 40-vjeçari po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.