Këngëtarja Ronela Hajati është një ndër personazhet më të komentuara të momentit për sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion.
Së fundmi ajo ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjetet sociale rreth vështirësive që ka hasur në jetë duke u shprehur se: “Ne kemi beteja për të luftuar përditë. Dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirët për mua”, shkroi Ronela bashkangjitur një cover-i që publikoi në Instagram-in e saj. Ajo u shpreh gjithashtu se ka luftuar me një sëmundje dhe me pandeminë, por pavarësisht kësaj ajo vazhdon të qeshë.
Kujtojmë se Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Sekret” e cila nuk arriti të kualifikohej në finale. Ronela ishte një ndër personazhet më të komentuara përsa i përket performancës së saj si në zë, veshje apo koreografi./Panorama Plus