Prej kohësh në media flitej për një lidhje mes Romeo Veshajt dhe vajzës së Niko Peleshit, Aleksia. Por mbrëmjen e djeshme, Romeo në një letër drejtuar Donaldit, që ndodhet në Big Brother, ndër të tjera i kërkonte vëllait që ‘t’i thoshte një fjalë për të Beniadës”.
‘Dëgjo, thuaj një fjalë për mua asaj Beniadës se është shumë e mirë zemra’– i tha Romeo vëllait të tij, duke kërkuar një mundësi takimi me mbesën e ish-presidentit Bujar Nishani.
Mesa duket Veshaj i ka dhënë fund marrëdhënies me Aleksia Peleshin, vajzën e ministrit Niko Peleshi. Nuk dihet se si do të reagojë Beniada pas kësaj kërkesë, nëse do dojë të njihet me binjakun e Donaldit.