Rita Ora zbulon fŗikën e saj më të madhe. “Për fat të mirë, nuk e kam gjenin”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer për mediat britanike momentet e fŗikës që ka pasur për të ëmën kur ajo u diagnostikua me ĸancer. Në një intervistë për The Sun, Rita ka thënë se sëmundja e nënës së saj, Vera, ka ndikuar shumë dhe tek ajo, pasi diagnostikimi me ĸancer ka qenë fŗika e saj më e madhe.

Këngëtarja ka thënë se gjithmonë ka menduar se mund të kishte dhe ajo ĸancer, por pas shumë analizave ka rezultuar se nuk ka asgjë. “Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të ĸancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht.

Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me ĸancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të”, ka treguar Rita. Tashmë ylli i muzikës pop është bërë një aktiviste kundër ĸancerit të gjirit dhe u bën thirrje të gjitha grave të kujdesën për veten e tyre.