Wednesday , December 7 2022

Risi në katër shkolla 9-vjeçare në Elbasan. Zhvillim mësimi në kushte të modernizuara përmes mjeteve digjitale

Katër shkolla 9-vjecare në qytetin e Elbasanit do të mund të zhvillojnë mësim në kushte të modernizuara përmes mjeteve digjitale. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ASCAP, QSHA dhe Zyra Arsimore Vendore Elbasan zbatuan projektin “ARSIMI I KOMBINUAR”. Projekti krijon kushtet e ndërthurjes efikase të teknologjisë në procesin mësimor në nivel shkolle.

1291 nxënës dhe 114 mësues në katër shkollat e qytetit e Elbasan janë përfituesit direkt të këtij projekti prej të cilit u përmirësua infrastruktura digjitale, u garantua aksesi në internet të shpejtë, u dhuruan 44 kompjuter desktop, 8 laptop dhe 8 video-projektor dhe rreth 50 tableta.

Drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi shpërndanë në dy klasa në shkollën “Ptoleme Xhuvani” dhe “Abdyl Paralloi”  rreth 30 tableta për nxënësit të cilët tashmë do të mund të ndërveprojnë në procesin mësimor përmes pajisjeve digjitale individuale.

Ky projekt kontribuon në përmirësimin e arritjeve akademike të nxënesve në katër shkolla të disavantazhuara të ciklit 9-vjecar në qytetin e Elbasanit.

Advertisement