Tuesday , February 7 2023

Rinovim për Van Dajk, bëhet më i paguari te Liverpuli!

Virxhil Van Dajk nuk do të lëvizë nga Liverpuli. “The Sun” raporton se qendërmbrojtësi i fuqishëm holandez ka gjetur marrëveshjen me “Reds”-at për një rinovim të majmë. Ish-mbrojtësi i Sauthemptonit do të firmosë një kontratë të re 5-vjeçare që do t’i sjellë plot 13 milionë euro në sezon. Holandezi do të bëhet kështu lojtari më i paguar në “Anfield Road” duke kaluar egjiptianin Momo Salah, që përfiton 11.5 milionë euro në sezon.

Zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës pritet të bëhet në fund të kampionatit, ndërsa klubi anglez është i përqëndruar në rinovimin e Sadio Manes, kontrata e të cilit skadon në vitin 2013 dhe të Xhorxhino Vijnaldum, që është në skadencë kontrate verën e ardshme.

Advertisement