Tuesday , March 11 2025

Remont në linjat e tensionit të mesëm, Librazhdi katër orë pa drita

Librazhdi po përballet me një ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një remonti të linjave të tensionit të mesëm.

Ky remont përfshin fiderin 2 të nënstacionit të Librazhdit. Sipas njoftimit zyrtar punimet do zgjasin nga ora 10.00-14.00.

Energjia elektrike do të ndërpritet edhe në zonën industriale dhe në lagjet ,”Ushtaraku”, “Fabrika”,”Laboratori” ,Sheja”,”Shoferi” dhe “Frigoriferi”.