Report Tv ka siguruar relacionin mjekësor nga Spitali i Elbasanit, mbi Olsjan Hajdarin, 26 vjeçarin që u vetëhelmua ditën e sotme, bashkë me bashkëshorten me të cilën ishte martuar 5 ditë më parë. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndërkohë po trajtohet dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët e këtij spitali.
“Pacienti O.H. i moshës 26-vjeç banues në Rrethin e Librazhdit sillet në spitalin Rajonal Elbasan me diagonzën ‘Suspekt intoksikacioni nga ??? Aktualisht pacienti paraqitet me parametra jetësor në normë. Vazhdon trajtimi dhe observimi në vazhdimësi”, shkuhet në relacion.