Rektori i Universitetit të Janinës viziton “Aleksandër Xhuvanin”, Topi: Bashkëpunime të ndërsjellta

Rektori  i  Universitetit  të  Elbasanit  Prof.  dr. Skender Topi, mirëpriti rektorin e Universitetit të Janinës Z.Triantafyllos A.D. Albanis.

Në kuadër të këtij takimi të frytshëm, mundësuar nga Ambasada  Greke në Tiranë, ishte angazhimi mes dy institucioneve, për bashkëpunime afatgjata në fushat me interes të  përbashkët.

Takimi mes dy rektorëve u përmbyll me dhënien e emblemës së Universitetit të Elbasanit në shenjë falenderimi dhe bashkëpunimi të ndërsjelltë.