Asnjë shpifje apo keqinformim nuk mund të bëjë pis punën e përditshme të Bashkisë së Elbasanit në shërbim të qytetarëve. Nisur nga disa informacione të publikuara në lidhje me dëmtimin e urës në Njësinë Administrative Labinot Mal sqarojmë se Bashkia e Elbasanit ka marrë informacion për dëmtimin e urës në datën 23.03.2023. Menjëherë Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Elbasan ka verifikuar gjendjen e objektit dhe menjëherë për efekt sigurie është bërë bllokimi i rrugës.
Ndërkohë, inxhinierët kanë hartuar projektin për ndërhyrje emergjente dhe në 28.03.2023 Këshilli Bashkiak ka miratuar kërkesën e Bashkisë Elbasan për miratimin e përdorimit të një pjese të fondit të Mbrojtjes Civile për vitin 2023 për riparimin e urës mbi përroin e Kurtit në Labinot Mal.
Kanë nisur procedurat e prokurimit publik për përzgjedhjen e subjektit që do të zbatojë projektin e ndërhyrjes.
Sipas afateve, parashikojmë që punimet të fillojnë brenda javës që vjen.
Keqinformimi i qytetarëve nuk do të mund të cënojë besimin e tyre në gatishmërinë e Bashkisë së Elbasanit për t’ju përgjigjur çdo problematike, apo emergjence, siç është rasti i dëmtimit të urës në Labinot Mal.