Raste të reja me Covid-19 në Shqipëri. Mbeten 3 raste aktive në Elbasan.

Ka shkuar në 832 numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë nga 9531 testime në total. Në një dalje për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, bëri me dije se nga 255 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 12 persona. Aktualisht në spitalet Covid 1 dhe Covid 2, ndodhen të shtruar 36 pacientë, 8 në terapi intensive.

Harta e të prekurve zgjerohet në Fier me 3 raste, Krujë me 3 raste, Kamëz me 3 raste, Shkodër me 2 raste, dhe Tirana me vetëm 1 rast. “Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit.

Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit. Sipas zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli në qytetin e Elbasanit ka vetëm 3 raste aktive më covid-19 të cilë po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.