Procesi i votimit në qarkun e Elbasanit ka qenë normal deri tani. Ky qark pak ditë më parë përjetoi incidentin më të rëndë të këtyre zgjedhjeve ku si pasojë e përplasjeve një person humbi jeten. Në lidhje direkte nga Elbasani, gazetari Fatmir Popja informoi gazetarët e SCAN Enio Civici dhe Elefteria Zguri se ka një pjesëmarrje masive dhe se partitë politike u janë drejtuar qytetarëve me tone të qeta.
“Ka qenë një proces kryesisht i qetë dhe terësisht normal. Janë më shumë sinjalizime por që nuk është shënuar asnjë incident në të gjithë qendrat e votimit. Edhe partitë politike sot u janë drejtuar qytetarëve dhe kandiatëve me tone të qeta duke u bërë thirrje të kontribuojnë të gjithë për një proces të qetë dhe pjesëmarrje masive në këtë ditë votimi. Elbasani mban një peshë të madhe elektorale” tha Popja.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.