Rama tregon se si i ka punët me Fatos Nanon: Vetëm ai ma di cfare heq këtu…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka rrëfyer se ai vazhdon që të mbajë lidhje dhe të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, teksa Rama u pyet se çfarë marrëdhënieje ka sot me Nanon, ai u përgjigj se me të ka sot një marrëdhënie shumë të bukur. Rama vuri në dukje gjithashtu se njeriu sa më në majë të ngjitet, aq më vetëm ndihet dhe Nano e njeh shumë mirë këtë ndjesi.

“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera-herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur,”- tha Rama ndër të tjera për emisionin ‘Opinion’