Rama takon mjekët e Infektivit për Krishtlindje dhe jep lajmin e papritur: Eshtë e vështirë për momentin…

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin Infektiv për të uruar mjekët me rastin e Krishtlindjeve. Teksa theksoi se çështja e vaksinës është e vështirë për momentin dhe për vende shumë më të mëdha, që siç tha kanë marrë shumë më pak doza seç deklarojmë, kryeministri u shpreh se në Shqipëri vaksina anti-COVID vjen në fillim të vitit dhe nis me vaksinimin e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Kreu i qeverisë zbuloi se përveç bisedimeve për vaksinën Pfizer dhe Moderna që duket se janë të vështira, qeveria shqiptarë është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për vaksinë Astrazeneca ose vaksinë e Oksfordit. Vaksinimi sipas kryeministrit, do të bëhet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ për të shmangur grumbullimet.

“Jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa kompanitë për vaksinën, ndaj në fillim të vitit do kemi dozat e para që kanë për ju, çështje javësh dhe më tej do vazhdojë me të tjerët.

Është situatë e vështirë se edhe shtete e mëdha po marrin shumë më pak doza, sepse baza prodhuese e SHBA ka vendosur ndalimin e eksportimit të çdo doze dhe për fillimin është problem.

Jemi shumë afër edhe  me vaksinën e ‘Asrtrazeneca’, dhe me atë ‘Moderna’ jemi në diskutim dhe pastaj duhet të merremi vesh me shtete të tjera. Bullgaria ka premtuar se do të japë 100 doza për ne, por ky ëshët ende vetëm premtim. Jemi shumë afër. Vaksinimi do të bëhet në ‘Air Albania’, pasi në mjedis të hapur është më mirë. Në mars-prill dozat do të jenë shumë dhe më pas do ketë teprica”, u shpreh kreu i qeverisë.