Rama publikon pamjet nga gjimnazi i rindërtuar në Gramsh: Do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale disa pamje nga gjimnazi i rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh.

Rama shprehet se gjimnazi do të presë 430 nxënës dhe mësues në vitin e ri akademik, ndërsa thekson se ky është një nga investimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.