Saturday , July 12 2025

Rama dallon Bashkinë e Cërrikut: Merrni shembull, shkoni me vrap dhe mësoni

Kryeministri Edi Rama përpos kritikave, pati edhe lëvdata gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e Bashkive të të gjithë vendit.

Sipas kreut të qeverisë shembull është Bashkia e Cërrikut nga e cila dhe Elbasani, apo dhe bashkitë e tjera të vendit duhet të mësojmë.

Rama tha se prej tre vitesh tanimë, kjo bashki është duke i përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët.

“Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit edhe jo i përpunon por dhe i kthen në produkt prashitje dhe pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë. Pse u ke kanë të gjitha bashkitë. Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri.

Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Europë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria, çfarë të bëjë qeveria të marrë borxh, të japë lek? Ndërkohë që ka mundësira të pafundme për të prodhuar ti vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama.