Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar daljen e tij të fundit publike për sa i përket koronavirusit. Ai ka thënë se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira. Ndërkohë më tej Rama ka shtuar se në vendin tonë do të hapen të gjitha aktivitetet përveç, atyre kulturore, sportive, dasma apo funerale apo transporti publik.
Sipas tij këto janë aktivitet që grumbullojnë shumë njerëz dhe do të hapen më vonë.
“Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektatorë, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, tha Rama.
Top Channel