Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Bushtricës, në Prrenjas, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës, duke ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është Arif Shengjergji, rreth 60–65 vjeç, muzikant dhe DJ i njohur në zonë, si dhe vëllai i këngëtarit Rrem Shengjergji. Lajmi ka tronditur komunitetin lokal, ku ai njihej për aktivitetin e tij artistik ndër vite.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë është transportuar për veprime të mëtejshme procedurale.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar nga Policia për detaje shtesë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.