Qytetarët irritohen me Erion Isain, duke i kërkuar të tregojë se ku i ka marrë paratë që ka blerë vilen 350 mijë euro. Humoristi Erion Isai, që rezulton të jetë edhe kryetari bashkisë së Kolonjës, duket se ka filluar të bëjë humor edhe me paratë e popullit, ku para pak ditësh u shpreh se kishte ankesa për pagën si kryetar bashkie, duke thënë se kur punonte në “Portokalli”, paguhej më shumë se tani. Kjo gje i ka irrituar qytetarët të cilët i kërkojnë SPAK-ut të hetojë për vilën që arriti të blejë me 680 mijë lekë të vjetra në muaj. Shpresat e qytetarëve janë tek SPAK, për të nxjerrë gënjeshtrat e politikanëve që përpiqen t’u hedhin hi syve të popullit.
Mesazhi i plote ne inbox:
Mirmbrema, po marr shkas nga ky shkrimi ketu e dua ti them disa gjera per kete kokrren e mashtruesit qe del e mashtron dhe fsheh te verteten. Ky zotria qe sot eshte kryetar i bashkise se Kolonjes deri dje ishte pabuks dhe kush e njeh e di mire ndersa sot del dhe mashtron. Ky qe deri dje nuk mbushte barkun me buk dhe qe ben si i varfer ka vilen te kodra e diellit qe ka kushtuar 350 mije euro pa llogaritur arredimin qe i ka shkuar 150 mije euro. Pa te dale ky zotria e te na e tregoje si e bleu vilen me rrogen e tij qe dhe i qenka ulur. Per kaq kohe ne bashki arriti e bleu, po si? Me cfare lekesh. Une jetoj afer tij dhe e di shume mire por me vjen habi si kane fytyre e dalin dhe mashtrojne publikisht thua se ne jetojme ne hene. Meqe SPAK e filloi me kryebashkiaket te shkoje andej nga Kolonja e te hetoje per te per abuzimet e tij dhe se si arriti te pasurohet nga shtepia me qera me vile 359 mije euro. Atehere do ta shohim se sa i varfer eshte … Duhet hetuar urgjentisht ndaj tij qe i’a pine gjakun njerezve dhe nuk ka te sosur babezia e tyre. Faleminderit nese e publikoni./zjarr.tv