Njoftim
Shoqeria Ujesjelles Kanalizime Elbasan gjate ketyre diteve te veshtira ka qene në gadishmëri të plotë dhe per te siguruar nje sherbim sa me te mire per te gjithe klientet e saj. Duke ju falenderuar per mirekuptimin dhe bashkepunimin, rikujtojme te gjithe klientet e Shoqerise Ujesjelles Kanalizime Elbasan se pagesat e faturave te ujit te pijshem do te kryhen prane arkave te Shoqerise nga dita e hene deri ne te premte ne oraret 07:00 -12:00.
Lutemi te gjithe klientet te paraqiten me maska mbrojtese dhe doreza,si dhe te ruajne distancat e percaktuara.
Deshirojme tiu rikujtojme se pagesat e faturave te ujit te pijshem mund te kryhen edhe prane sporteleve te Postes Shqiptare, bankat e nivelit te dyte, prane pikave Western Union, Easy Pay dhe AK Invest.