Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Ashtu sikurse ishte lajmëruar qytetarët u mblodhën në shesh për të vijuar më pas drejt bulevardit.
Gazetari i abc Ermal Vija raporton se pjesëmarrja në këtë protestë është e lartë. Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Ata mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë uljen e çmimeve.