Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria e tij do të japë 34 milion dollarë shpërblim për pensionistët. Rama këtë lajm e ka dhënë gjatë konferencës online me gazetarët, ku në fokus ishte ekonomia dhe projekt buxheti 2021. Kryeministri ka thënë se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit, pensionistët do të marrin një më një paratë e planifikuara për t’u dhënë si shpërblim.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri në qershor të këtij viti janë gjithsej 657.904 pensionistë, 539.289 urban dhe 118.615 rural. Çdo pensionist do të përfitojë një shumë prej rreth 5000 lekësh shpërblim
“Po përgatisim aktin normativ. Dhe pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 mln dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim”, ka thënë Edi Rama.
Top Channel