-Nga Armida Plangarica, Sociologe ,Selanik,”Përfaqësuese e komunitetit të emigrantëve shqiptarë” .
-Lëvizja e lirë drejt Europës, kësaj Europe që kur na do e kur na shtyn, është makthi i 30 viteve të fundit të një gjenerate që jetën e çoi me vuajtjeve ,ndërmjet kalvarit burokratik, përplasjeve dhe përqafimeve të qeveritarëve të vendit tonë me fqinjët.
Durimi në rradhêt e gjata kilometrike,orët e pritjes në sportelet e kufirit ,ankthi për të arritur në destinacion shpërblehen me njê vulë hyrje në”parajsën e premtuar”.
Lëvizja e lirë si një e drejtë themelore dhe dinjiteti ,jo pak herë janë vënë në pikëpyetje dhe janë shkelur me këmbë përpara burokracisë dhe nënpunësve të pikave kufitare, që jo pak herë kanë qëndruar indiferente përballë rradhëve të gjata në vapë e në acar, duke shënuar jo pak incidente që janë paguar edhe me jetë jo rrallë herë.
Në të tilla raste , nuk mjafton të anatemosh fatin që të hodhi të lindesh në një vend të varfër ,as që të jetosh në një vend të bukur ,por burokrat.
Në të tilla raste , veprohet menjëherë.
Formulat janë të shumta dhe i dimë. Institucionet dhe organet kompetente ,politika dhe shoqëria civile nuk mund të qëndrojnë të heshtura ,perballë një Komuniteti gjigand shqiptarësh të mrekullueshëm ,me përmasa të minimizuara nga kërkesa të vogla shoqërore dhe gabime të mëdha politike.
Strategjite dhe programet teorike të një ” identiteti” që po qarkullon në një rreth të mbyllur, me epiqender vetveten dhe vetëm, duken të pavlefshme në ditë si këto, kur rradhët kilometrike në pikat kufitare, sfilitja dhe poshtërimi,i zënë rrezen klithmës euforike të grupimit imagjinar me krenari dhe karshillëk provincial etnik ,përballë problemeve madhore me të cilat Komuniteti shqiptar ne Greqi, përballollet vitet e fundit.
Më tepër se kurrë ndërhyrja politike është e e nevojshme TANI!
Shqiptarët e Greqisênuk janë e nuk duhen parë si fustanella e bukur dhe e kaluara e lavdishme.
Nuk janë vetëm programet gjuhësore dhe identiteti i rrezikuar nga asimilimi.
Janë më shumë se disa gjenerata që Shqipërinë dhe shqiptarët i perfaqesuan pa amasada dhe ambasadore,pa politike të jashtme dhe pa strategji politike për qindra mijëra bij e bija në emigracion.
.Komunitetet e emigrantëve janë hallka e fortë e zinxhirit ekonomik,që Shqipërisë i qendrojnë afër në të mirë e në ditë të veshtira .
Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe kudo në botë mbi të gjitha shquhen për dinjitet ,kulturë,sakrifica e qytetari që respektojnë të gjitha detyrimet por edhe kêrkojnë të drejta.
Shumica absolute e tyre janë qytetare dinjitozë të Bashkimit Europian dhe duhet ta trajtojne veten si të tillë .
Inkuadrimi politik dhe shoqëror në të cilin është futur me nguc ky komunitet duhet të ndryshojë .Përfaqêsimi i tij politik , bashkëpunimi i tij me vendin dhe mbi të gjitha këmbëngulja dinjitoze për të qenë jo vetëm pjesë e KOMBIT POR EDHE E SHTETIT, janë me rëndësi jetike për dinjitetin dhe të drejtat e tij.
Kufiri, Ambasadat e mbyllura, familjet e ndara nga ligjet eksperimentale të politikave emigratore burokratike,janë këmbana e alarmit që nuk duhet ta trembi,por ta zgjojë me në fund këtë komunitet !Por edhe qeveria shqiptarë nuk duhet ti harrojë kurrë emigrantët e vendit të saj.