Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës. Rama është ndalur në fasonerinë e këtij qyteti, por nuk ka munguar një tufë me lule për kryeministrin. Kjo surprizë u prit me batuta nga ana e Ramës, i cili ia ktheu mbrapsht duke i thënë se “nuk i jepen lule burrave”.
“Më ra goja duke thënë nuk i jepen lule burrave. Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat”, – tha Rama.
Më pas, ia ka dhuruar lulet një prej punonjëseve që iu gjend afër, e cila kërkoi të bëjë dhe një foto me kryeministrin.