Nxënësit e kësaj shkolle, të shoqëruar nga ndihmësspecialistja e Policimit në Komunitet dhe punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, vizituan disa nga ambientet e kësaj drejtorie.
Nxënësit u njohën nga afër me mënyrën si punon Policia, për të trajtuar informacionet dhe ankesat që vijnë nga qytetarët dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të punës në sallën operative.
Gjithashtu, ata diskutuan me specialistët e Qarkullimit Rrugor, mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
Nxënësit falënderuan punonjësit e Policisë, për mikpritjen, dhe premtuan se do të kontribuojnë për të sensibilizuar bashkëmoshatarët dhe familjarët e tyre, për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, si edhe për të denoncuar çdo rast paligjshmërie, në strukturat e Policisë.