Punonjësi plagoset në vendin e punës, pranga administratorit në Elbasan

Një punonjës i një firme ndërtimi në Elbasan është dëmtuar gjatë procesit të punës.

Policia ka vënë administratori i kësaj firme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Punonjësi ka marrë dëmtime në duar dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Sh. Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi gjatë procesit të punës është dëmtuar në duar, një punonjës i kësaj firme, shtetasi A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.