Një 68-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi kryente ndërtime pa leje ku dhe u aksiidentua një punonjës.
40-vjeçari, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, ku dhe ka përfunduar në spital. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punonjësi që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.