E kishin vendosur dhe e kishin thënë edhe publikisht: emri do t’i fillonte me A. Por vetëm kaq kishin zbuluar nga vajza e tyre që dje përshëndeti botën. Natyrisht, Atara i ka bërë shumë të lumtur mamin dhe babin, sepse të dy mezi e kishin pritur.
“Në fakt, nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë, do jem nuk e di”,- tha Turi pak muaj më parë i ftuar “Në kurthin e Piter Pan”.
Babai duket mjaft i emocionuar edhe në foton e parë që ka postuar sot së bashku me të bijën në krah.
Po zgjedhja e emrit?
Nuk e dimë nëse për Turin dhe Orindën ka një lidhje të veçantë emri Atara, por origjina e tij vjen nga hebraishtja dhe do të thotë ‘kurorë’, ‘e bekuar’. Pa dyshim, e bekuar është familja pas ardhjes së Atarës në jetë, e bekuar është edhe ajo vetë me prindër si Turi dhe Orinda.
Jetë të gjatë Atara!