Saturday , May 10 2025

Pse nuk ka Big Brother të martën? Lori Hoxha ka një plan fantastik

Këtë të martë nuk ka Big Brother VIP. Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u duhet kohë për t’u përgatitur. Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.

Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar live. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në javën e fundit të këtij edicioni. Spektakli ka qenë spektakolar deri tani, sidomos në ditët e premte, kur ka patur momente kulminante më tepër.

Dy favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. I pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion.

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe. Deri atëherë jemi kurioz për atë që do të ndodhë pasnesër, më 14 shkurt, pasi do jetë Shën Valentini i parë në shtëpi.