Aktori Agron Llakaj ka treguar për herë të parë pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’ . Ai regoi sesi e mori lajmin e infektimit e deri tek etapat që ndoqi pas këtij momenti. Llakaj pohoi se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti këmbëngulja e të bijës për të bërë tamponin.
“Edhe ne si shumë të tjerë u bëmë pjesë e këtij realiteti, 2-3 ditë kishim temperaturë. Unë isha më i pakujdesshmi sepse isha i rrëmbyer nga puna në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Vajza ime këmbëngulte që të shkonim të bënim tamponin”, – tha Agron Llakaj në një intervistë me Anila Çelën në ‘News 24’.
“Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Prej atij momenti u vetëkarantinuam për të respektuar të tjerët”- është shprehur Llakaj.
“Nuk e bëra publike lajmin, qëndrova i heshtur, por mungesa ime në televizion u kuptua dhe njerëzit pyesnin ku është”.
“Nuk duhet kuptuar sikur të jesh me Covid-19 është si të jesh me kolerë. Qëndruam 14 ditë të izoluar, le të themi që ishte nja kalim i moderuar, nuk mund ta themi i lehtë por as i rënduar jo, e morëm me sportivitet. Unë, gruaja dhe mbesa ime qëndruam të mbyllur në shtëpi”.
Erdhi një moment që u rënduam dhe vajza ime na tha se vinte të na shërbente edhe pse ajo nuk ishte e prekur me koronavirus. Na tha le ta marr, unë do t’ju përgjigjem dhe për 5 ditë na ka qëndruar pranë vajza. Nuk ka diçka specifike Covid-19 secili e kalon në mënyrën e tij. Në ditën e 12-të bëmë një skaner se kishim dhe kollë. Doli që kishim një prekje të lehtë të mushkërive. Bëmë një antibiotik 3 ditorë rritëm elementët e hollimit të gjakut dhe ditën e 16-të unë dola në punë”- shtoi më tej aktori i humorit.
Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.
“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur aktori i humorit si dhe moderatori i njohur Agron Llakaj./NOA.al